Qeveri e biznese, takohen për çementin
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbajtur takim me përfaqësues të bizneseve dhe të institucioneve qeveritare të Kosovës për të diskutuar rreth vendimit të çimentos.
Me datën 11 qershor 2012, MTI pati marrë vendim për marrjen e masave të përkohshme mbrojtëse në importin e çimentos për të gjitha vendet, me tarifë prej 35 për qind. Arsye kryesore e këtij vendimit ka qenë dëmtimi serioz i prodhuesit vendor nga importi enorm i vendeve tjera, thuhet në një komunikatë të MTI-së.
Qëllim i këtij forumi ishte mbledhja e informatave nga përfaqësuesit e afarizmit, që do të verifikohen në vazhdimësi.
Njëherësh u potencua edhe urgjenca horizontale institucionale, e cila ka kapacitete që të veprojë më shpejt në vërtetimin e deklaratave të palëve. Involvimi, në këtë takim, i Autoritetit të Komisionit të Konkurrencës dhe institucioneve tjera të Qeverisë së Kosovës do të mundësojnë gjetjen e zgjidhjes së favorshme për të gjitha palët.
Sipas komunikatës, palët kanë shprehur qëndrimet, shqetësimet dhe rekomandimet e tyre rreth vendimit për masat e përkohshme mbrojtëse në importin e çimentos.
Gjatë këtij takimi janë pranuar rekomandimet nga palët e pranishme në këtë takim, ku shumë departamenti i tregtisë në bashkëpunim me institucionet tjera duhet t’i verifikoj këto informata dhe më pas të dal me qëndrim të qartë për këtë çështje./Indeksonline/