Kalo te lënda

Për veriun, gjykatë dhe polici “të pavarur”

Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) planifikojnë që të vendosin normalitetin në veri nëpërmjet veprimeve në nëntë fusha të ndryshme.

Një plan veprimi, të cilin e ka parë gazeta, pritet që të ndihmojë Grupin Ndërkombëtar Dretjues që në fillim të muajit të ardhshëm të marrë vendimin që të përfundojë mbikëqyrja e pavarësisë në shtator të këtij viti, shkruan koha.

Si hap i parë konkret pritet që të vlerësohet hapja e Zyrës Administrative për Veriun e Kosovës, ndërkaq që plani parasheh një varg veprimesh tjera konkrete që do të bëhen në të ardhmen.

“Një Gjykatë funksionale e Qarkut në veri të Mitrovicës me gjykatës serbë është e nevojshme”, shkruhet në këtë plan, që është hartuar bazuar në disa hulumtime të bëra nga Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe disa mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.

“Policia duhet të jetë e pavarur dhe kompetente” thuhet më tej në të njëjtin plan.

Plani niset nga parimi e se serbët e Kosovës nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Siaps planit, Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet të shtrirja e qeverisjes në veri dhe jo te sovraniteti./Indeksonline/