Ministri Mujota “hetohet” nga kushëriri i gruas
Një hetuesi policor i ka rënë hise të hetojë kushëririn dhe dhëndrin e tij.
Lutfi Menxhiqi, hetues në Drejtorinë e krimeve ekonomike, e ka pranuar se ka punuar në rastin e hetimeve në Ministrinë e Infrastrukturës, në të cilin janë të dyshuar ministri Fehmi Mujota dhe vëllai i gruas së tij, Armend Ademi, shkruan koha.
Ademin ka thënë se e ka kushëri, e Mujotën dhëndër.
Ai madje e ka pranuar se ka marrë pjesë në mbledhjen e provave në shtypëshkronjën e “Master Print”, e cila ishte angazhuar nga Ministria për shtypjen e testeve konfidenciale të patentë shoferëve.
Mirëpo, zyrtarët e kësaj ministrie të dyshuar për dhënie të patentave me para vazhdojnë të punojnë pa asnjë pasojë aty ku ishin./Indeksonline/