Kalo te lënda

Ligji për sigurimet shëndetësore, më 2013

Prishtinë, 26 qershor – Ligji për sigurimet shëndetësore pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani ka thënë se deri ne vitin e ardhshëm do të përfundojë të gjitha procedurat legjislative për miratim në Kuvend të këtij ligji pasi paraprakisht duhet të miratohet ligji për shëndetësi. Për Ligjin për Sigurime Shëndetësore, Agani ka thënë se nuk do të merret asnjë model tjetër Evropian, por do të jetë i tillë që të plotësoj nevojat shëndetësorë në Kosovë. Nga ana tjetër kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Berim Syla ka thënë vitin e kaluar ka qenë afër miratimi i ligjeve por ndërhyrja e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë ndikuar në mos miratimin e tyre. Sipas hulumtimeve vetëm 2% e të punësuarve kosovarë gëzojnë sigurim shëndetësorë. Këto komente janë bërë në debatin me temën Sigurimet Shëndetësore në mes të Premtimeve dhe Mosrealizimit, organizuar nga Qendra për të Drejtat e Njeriut.