Largon karriget, por jo bërllokun
Komuna e Prishtinës të martën në orët e vona është vënë në aksion për të larguar çdo tavolinë e karrige të vendosura nga bizneset në mënyrë të kundërligjshme, pa marr leje ose me tejkalim të lejes që iu është dhënë.
Por, në këtë aksion, komunarët nuk i kanë vërejtur kontejnerët e stërmbushur me bërllok.
Indeksonline sjell foto ekskluzive nga ky aksion, në të cilin po merrte pjesë edhe kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, ish-Zëdhënësi i kësaj komune, Muhamet Gashi.
Ai ishte në përciellje të policëve civil, kurse punonjësit e tij shoqëroheshin nga zyrtarë policorë në uniformë.
Të fundit ishin të gatshëm që të pengonin edhe gazetarët në kryerjen e punës së tyre. /Indeksonline/
