Kalo te lënda

Kuçi për dorëheqjen: Bashkim i moralit dhe politikës

Hajredin Kuçi po punon, por jo në qeveri.

Tri ditë pas dorëheqjes së tij nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ditën e tij të punës e ka filluar në Universitetin e Prishtinës, duke ua mbajtur provimin e radhës studentëve të Fakultetit Filozofik.

Kuçi ka thënë se po ndihet mirë, sepse veprimi i tij siç shprehet ai, ishte bashkim i moralit dhe politikës, sepse mosveprimi i tij do t’ia ulte kredibilitetin, pasi që e kishte dhënë një premtim publik se do të tërhiqet nga postet qeveritare nëse Kuvendi i Kosovës kalon nenin 37 dhe 38 të Kodin Penal, shkruan koha.

Ish-ministri Kuçi vlerëson se nuk e tradhtoi partia pjesë e së cilës është, pasi që dihet se disa nga deputetët e PDK-së votuan kundër heqjes së neneve.

Ai ka mohuar se largimi i tij ka të bëjë me rifomatimin e qeverisë.

Hajredin Kuçi ka mohuar edhe zërat që ai do të kalojë në pozitën e kreynegociatorit në bisedimet mer Serbinë, sikurse që ka mohuar se është duke menduar për kandidim për president apo për rektor të Universitetit të Prishtinës./Indeksonline/