Grabovci i ikë Ymerit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci nuk ka pranuar të përballet me shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! në emisionin “Debat” në RTK. VV ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se anulimi vjen në moment të fundit.
” Shkak për këtë RTK-ja e dha anulimin e pjesëmarrjes në moment të fundit nga shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci” thuhet në këtë njoftim.
Si shefa të grupeve parlamentare ata janë ndeshur edhe në emisione të tjera. Në një emision të mëhershëm në “Interaktiv” të KTV-së i cili ishte ndër më të shikuarit në versionin online, Ymeri e kishte sulmuar deri në tallje.
”Nëse nuk i kupton këto terme shko blej një fjalor” i kishte thënë Ymeri ”Jo ma huazon ti” i ishte përgjigjur Grabovci. Ndërkaq Ymeri e kishte refuzuar “Jo, se nuk ma kthen ti” . /Indeksonline/
Debati në Interaktiv
