Kalo te lënda

Zaptimi i plazheve publike, policia bashkiake aksion në Durrës 

Policia bashkiake në Durrës ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e subjekteve private, të cilat operojnë pa leje në hapësirat publike. Gjatë operacionit të polcisë bashkiake janë bllokuar disa plazhe private, të cilat operojnë në mënyrë ilegale.

Sipas nëndrejtorit të polcisë bashkiake në Durrës, Sokol Cama, operacioni do të vazhdojë në të gjithë gjatësinë e bregdetit te Durrësit, për të larguar të gjitha subjektet e paligjshme që funksionojnë në hapësirat publike, informon Ora News.

Operacioni i policisë bashkiake vjen menjëherë pas një aksioni që zhvilloi dega rajonale e Policisë Tatimore në bregdetin e Gjirit të Lalzit dhe atë të Durrësit, ku u bllokuan 13 plazhe të cilat operonin në mënyrë ilegale në plazhet publike. (INA)