U kapen 170 kg drogë, një i prangosur
Një sasi prej 170 kilogramë drogë u sekuestrua orët e vona të mbrëmjes së shkuar nga policia e Durrësit, raporton Starti.
Lënda narkotike u kap në port dhe kishte destinacion Italinë. Policia bëri me dije se lënda narkotike u gjet në një kamion frigorifer, i cili po ankorohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Droga ishte fshehur në pjesën e pasme të kamionin. Policia i vuri pranga drejtuesit të mjetit, shtetasi Bardhyl Dumi, 45-vjeç nga Tiranë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse ky shtetas është i lidhur me ndonjë rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.