Serbët ia mësyjnë Shqipërisë për ilaçin kubanez kundër kancerit
Preshevë, 25 qershor – Mjekët serb paralajmërojnë pacientët e tyre se ata po i nënshtrohen një rreziku të madh duke përkeqësuar gjendjen shëndetësore nëse nuk i marrin terapinë e paraparë dhe fillojnë të përdorin preparate të pakontrolluara.
Familje të pacientëve të sëmurë me kancer po udhëtojnë drejt Shqipërisë për konsultime me mjekë shqiptar për të blerë ilaçe që vijnë nga Kuba që përdoren kundër kancerit.
Një paciente serbe LJ.I (58) nga Krushevci i Serbisë, transmeton portali Presheva njoftimin, para dy vjetësh ishte operuar nga kanceri i gjirit, ndërsa në muajin maj të këtij viti kishte vendosur që të vazhdojë terapinë me ilaçe nga Kuba, që i kishte blerë në Shqipëri për 2500 euro.
“Kam dëgjuar nga disa miq që vuajnë nga kanceri se në Tiranë mund të blehenn pika “Vidatox” dhe kremë “Vimong”, me të cilën shërohen disa lloje të kancerit. Burri im me paratë e fundit është nisur deri në Shkodër, ku i ka pritë një furgon i cili në mënyrë të organizuar i transporton njerëzit special që shkojnë për të blerë barërat. Ky furgon i ka transportuar deri në klinikën me emrin “Clinica Cubana” ku edhe i kanë blerë preparatet. Pa konsultime me mjekun tim këtu i kam ndërprerë barërat e rregullta dhe kam filluar ti përdori pikat dhe ta lyej me kremë dorën. Që nga atëherë, jam ndjerë shumë më keq. Dora ime është enjtur dhe atë e tëra.” ka thënë LJ.I për mediet serbe, ndërsa transmeton presheva.com, e cila ka ftuar të gjithë ata që kanë ndërmend ti blejnë këto barëra të mos i harxhoj kot paratë.
Siç ka thënë dr Slagjana Filipoviq, onkologe në Klinikën e Nishit për Onkologji, thotë se çdo ditë në klinikë marrin nga 20 telefonata në ditë për të pyetur rreth ilaçeve kubaneze “Vidadox” dhe “Vimong” për shërimin e kancerit që mund të blehen vetëm në Tiranë, dhe se këto barëra nuk gjenden në listën e barërave të regjistruara në agjensionin e barërave të Serbisë.
Siç ka mësuar presheva.com, bari “Vidatox”, prodhohet në bazë të helmit të akrepit të kuq, duke i ndarë pesë proteinet nga helmi i kësaj kafshe. Preparati “Vidatox” ka natyrë hemeopatike dhe sipas prodhuesit “Labiofam” shëron rreth 15 lloje të karcinomit.
