Sekuestrohet pasuria e një bande, 4 mln euro
TIRANE- Sekuestrohet pasuria e nje bande te organizuar. Operacioni eshte finalizuar nga policia e Tiranës dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, pas hetimeve te kryera per rastin ne fjale.
Mesohet se në këtë operacion janë sekuestruar 4 milione euro pasuri.
Sipas drejtorit te policise se Tiranes, Berndard Caushaj gjithcka eshte bere ne kuader te operacioni i koduar ‘Cezar 1’ .
Ky operacion sipas tij ka bërë të mundur sekuestrimin e pasurive të patundshme të shtetasve Shpëtim Kadani 35 vjec dhe Vasil Bajraktari 44 vjec.
Pasuria e sekuestruar në vlerën e 4 milionë eurove janë kryesisht shtëpi, hotele e bare luskoze në disa qytete të vendit.
“Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal, për një periudhë 6-mujore, nga Seksioni Kundër Pastrimit të Parave u arrit ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasve: Shpëtim Kadana, 35 vjec dhe Vasil Bajraktari, 44 vjec, të cilat kapin një vlerë rreth 4 miljon Euro, duke përfshirë 2 Hotele luksoze, ambjente biznesi, apartamente banimi, siperfaqe toke truall etj. Sekuestrimi i këtyre aseteve u bë i mundur nga një hetim intensiv, profesional dhe i plotë, si dhe në sajë të një analize të hollësishme financiare të strukturave të luftës kundër krimit financiar në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, tha ai gjate nje deklarate per mediat.