Kalo te lënda

PTK-ja përsëri drejt privatizimit

Thirrja për parakualifikim për kompanitë e interesuara për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, është shpallur sot nëpër mediat botërore.

Ky hap vie pasiqë janë miratuar edhe kriteret për parakualifikim të premtën nga Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, të cilat jannë përgatitur pas një analizimi të detajuar të tregut të telekomit dhe dhe interesimit të investitorëve potencial.

“Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së konsideron se kriteret e miratuara të parakulifikimit janë në pajtueshmëri të plotë dhe me objektivat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për një proces transparent dhe konkurrent të privatizimit të PTK-së dhe zhvillim të sektorit të telekomit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MEZH.

Përmes këtyre kritereve, KQP dëshiron t’i identifikojë operatorët e telekomit dhe investitorët financiar të cilët kanë eksperiencë në sektorin e telekomunikacionit dhe të cilët kanë kapacitet të mjaftueshëm financiar, teknik, menaxherial dhe organizativ për menaxhim të suksesshëm të Kompanisë.

Gjatë majit, Komisioni Qeveritar, me ndihmën e këshilltarit të transaksionit, ka organizuar konferenca me investitorë në Londër dhe në Stamboll. Në këto konferenca ishte prezantuar mundësia e investimit në PTK por edhe janë marrë mendimet e të gjithë investitorëve të interesuar për implementimin me sukses të këtij projekti të rëndësishëm për vendin. /Indeksonline/