Kalo te lënda

Maqedoni-Kosovë, së shpejti me letërnjoftime

Zëvendëskryministri i Qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferi sot priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se kjo dinamikë e bashkëpunimit të mirë në të gjitha sferat do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Zëvendëskryeministri Xhaferi dhe ministri Hoxhaj theksuan se Kosova dhe Maqedonia nuk kanë çështje të hapura dhe angazhimi i përbashkët në të ardhmen do të jetë realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë për qëllimin lidhshmërin në mes dy vendeve, lidhjet infrastrukturore, lëvizja e lirë e qytetarëve, hapja e vendkalimeve të reja kufitare si dhe projekte tjera.
Xhaferi theksoi se qytetarët e të dy vendeve së shpejti kufirin do ta kalojnë me letërnjoftime biometrike dhe marrëveshja do të nëshkruhet pasi që pala kosovare do të përfundojë procedurën e dhënieve e dokumentave biometrike. Bashkëpunimi i mirë në mes dy vendeve, shtoi më tej Xhaferi, nuk do të mungojë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE), sepse synimi i të dy vendeve, “është anëtarësimi në strukturat eur-atlantike: në NATO dhe BE”.
“Maqedonia do të mbështet institucionet e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me përvojën që ka do të ndihmojë në liberalizimin e regjimit të vizave”, theksoi Xhaferri. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hoxhaj nënvizoi se Maqedonia është një partner i rëndësishëm strategjikë i Kosovës.
Ai tha se Maqedonia dhe Kosova kanë të nënshkruar një numër të madhë të marrëveshjeve në sfera të ndryshme dhe këto marrëveshje po implementohen në dinamikën e duhur.
Hoxhaj potencoi intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe kulturës, njëkohësishtë duke përshëndetur edhe vendimin e fundit të Qeverisë së RM, për njohjen e diplomave nga Kosova.
“Bashkëpunimi në nivel qëndror është i shkëlqyeshëm dhe se një bashkëpunim i till duhet të jetë edhe në nivel lokal, në mes komunave që do të reflektojë edhe me realizimin e projekteve të përbashkëta”, theksoi ministri Hoxhaj. Ai e informoi zëvendëskryeministrin Xhaferi se vitin e ardhshëm do të fillojnë me ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.