Haxhinasto, ministër i ekonomisë
Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto është bërë ministirër i ekonomisë. Kjo lëvizje vie si pasojë e rikonfigurimit të kabinetit qeveritar në Shqipëri.
Ndryshimet në qeverinë e kryeministrit, Sali Berisha, vijnë pas dorëheqjes së Bujar Nishanit nga posti i ministrit të brendshëm dhe zgjedhjes së tij për president.
Berisha emëroi Flamur Nokën nga Partia Demokratike si pasardhës të Nishanit. Lëvizja Socialiste për Integrim e udhëhequr nga Ilir Meta emëroi ministra të rinj të dikasterit për punë të jashtme, atij për ekonomi dhe shëndetësi.
Në vendin e Hashinastos, tash do të jetë zëvendëskryetari i deritashëm i Tiranës, Edmond Panariti. Vangjel Tavo do jetë ministër i shëndetësisë. /Indeksonline/