Kalo te lënda

Dy biznesmenë shqiptarë arrestohen për pastrim parash

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë përmes operacionit të koduar “Cezar 1” ka bërë të mundur arrestimin e 2 biznesmenëve për pastrim parash. Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, i cili përmes një konference për shtyp sqaroi detajet e opoeracionit, i cili sipas tij kishte nisur që në fillim të 2012-tës.

Sipas tij në sajë të këtyre hetimeve paraditen e sotme është finalizuar me sukses arrestimi i shtetasve Shpetim Kadani 35 vjec dhe Vasil Bajraktari 34 vjec, ndërsa janë sekuestruar dhe 4 milione euro pasuri,që konsistojnë në hotele luksoze e banesa.

Drejtori i policisë së Tiranës informoi gjithashtu se Kadani ka qenë anëtar i një organizate kriminale në Romë, ku edhe është arrestuar, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda dhe Belgjika. Ndërsa Bajraktari është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni.

Ndërkaq Policia e kryeqytetit bëri të ditur se aktualisht po vazhdojnë hetimet për të zbuluar pasuri të tjera të këtyre shtetasve. (INA)