Zyrtarizohen ndryshimet në Qeverinë shqiptare
Edhe pse në fundjavë, kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar ndryshimet në Qeveri të propozuara nga LSI dhe në postin e brëndshëm ka vendosur të ulë sekretarin organizativ të PD-së, Flamur Noka. Kreu i Qeverisë dërgoi emrat e Ministrave të rinj në Presidencë ku do të presë dekretimin e Kreut të Shtetit.
Sipas zyrës së Kryeministrit, Berisha ka dërguar si propozim për postin e Ministrit të Brëndshëm Flamur Nokën, i cili pritet të zëvëndësojë Bujar Nishanin, i shkarkuar vetëm një ditë më parë pas zgjedhjes si President i Republikës. Në fakt ishin përfolur shumë emra për këtë post, por ndër kandidaturat ka fituar një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Kryeministrit, i cili do të marrë në dorë një prej Ministrive kyçe të qeverisë.
Kryeministri ka pranuar ndërkohë edhe propozimet e LSI për të ndryshuar 3 postet ministrore që mbahen nga kjo forcë politike. Kështu Kryeministri ka propozuar Vangjel Tavon si Ministër Shëndetësie, Edmond Haxhinaston si Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe njëkohësisht edhe në postin e zv.Kryeministrit. Berisha ka dërguar për dekretim edhe Ministrin e ri të Jashtëm, nënkryetarin aktual të bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti. Tashmë pritet që Presidenti të hedhë firmën në dekretet përkatëse për ti dërguar për votim të gjithë ndryshimet në Kuvend. (INA)