Kalo te lënda

Viagra në formë spreji, “droga” e re e çifteve

Njëri prej shkencëtarëve të ekipit që zbuloi Viagrën në vitet 1990-ta, Mike Wyllie, ka krijuar një ilaç të ri që shkakton qëndrueshmëri më të madhe gjatë seksit. Por, risia nuk është vetëm kjo, raporton Daily Mail.

Mike parashikon që ilaçi në formën spreji të zgjasë kënaqësinë e seksit për miliona meshkuj dhe partneret e tyre, dhe kësisoj të shndërrohet në “drogë” për miliona çifte.

“Ekziston një ilaç veçanërisht i dizajnuar që të trajtohet ky problem, por është i shtrenjtë dhe jo shumë i disponueshëm. Prandaj, shpresohet që spreji i quajtur ‘Tempe’, i cili mund të jetë në dispozicion brenda disa muajve, do të jetë i lirë”, ka thënë Mike, raporton BW.

Në bazë të eksperimenteve të kryera, Mike mendon se ilaçi i ri do të trefishojë “fuqinë qëndruese” të një mashkulli.