Takimi Thaçi – Berisha sot në Tiranë
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Siç informon kabineti i kryeministrit të Kosovës, vizita zhvillohet me ftesë të kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Marrëdhëniet midis dy vendeve, perspektivat e përbashkëta dhe zhvillimi i projekteve prioritare midis dy vendeve, do të jenë në agjendën e këtij takimi.
Dy kryeministrat pas takimit të përbashkët do të kenë një konferencë me mediat pasmesdite. (INA)