Sot zgjedhjet në Medvegjë
Në Medvegjë sot mbahen zgjedhjet lokale 2012 që ishin paraparë të mbahen më 6 maj. Të gjitha vendvotimet do të hapen sot në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Në komunën e Medvegjës janë të regjistruar 10084 votues të cilët do të kenë mundësinë e zgjedhjes së përfaqësuesit të tyre në asamblenë e ardhshme komunale.
Subjektet politike shqiptare edhe në këto zgjedhje janë mobilizuar për të fituar më shumë vende në kuvendin komunal të Medvegjës me qëllim që në parlamentin lokal të mbrojnë të drejtat dhe të angazhohen për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në këtë mjedis, raporton noa.
Shqiptarët në këto zgjedhje do te garojnë vetëm me një subjekt politik edhe atë “Partia për Veprim Demokratik”, ku bartës i listës është Florim Sahiti, e cila në këto zgjedhje lokale garon me numrin rendor 1. kurse parti tjetër politike nuk ka të regjistruar në komisionin zgjedhor komunal. Subjekti tjetër politik shqiptar “UDSH” nuk u certifikua nga komisioni komunal zgjedhor,ndonëse i kishte mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe mbetet enigmë se pse nuk merr pjesë në zgjedhje.
Sidoqoftë, shqiptarët në këto zgjedhje synojnë te marrin sa më shumë vende në Kuvendin Komunal, me qëllim që edhe interesat e tyre të përfaqësohen më denjësisht.
Shqiptarët me origjinë nga Medvegja janë organizuar edhe kësaj here nga qytete e Kosovës ku jetojnë dhe do t’i angazhojnë 13 autobusë të cilët do ti transportonin falas votuesit nga Republika e Kosovës për në vendvotimet në Medvegjë si dhe anasjelltas.
Shpresohet në këto zgjedhje të pakohë,shqiptarët e Medvegjës të cilët tani më janë në numër dukshëm të vogël do të fitojnë sa më shumë vende në parlamentin e ardhshëm komunal./Indeksonline/