Kalo te lënda

Nëser do të ketë bisedime politike

Brukseli zyrtar nuk e di se në cilin drejtim do të vazhdojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës: A do të jetë, si tani, në një nivel teknik, apo do të nisë një dialog tjetër ai politikë.

Në rast se ndodh e dyta, atëherë ka gjasa që Bashkimi Evropian do ta ndërroj ndërmjetësuesin e deritanishëm Robert Cooper.

“Për të vazhduar dialogun jemi në pritje të qeverisë së re në Serbi. Kur qeveria serbe kompletohet, atëherë ne do të konsultomi me Beogradin dhe Prishtinën për mënyrën se si dhe kur dialogu do të vazhdojë. Është e qartë, megjithatë, se dialogu duhet të vazhdojë dhe se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka pohuar Maja Kocijançiq për “Novosti”, transmeton orainfo.

Në selinë e BE-së nuk kanë në plan për të ndryshuar asgjë në nismën e tyre në formatin aktual të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo burimet e “Novosti” kanë pohuar se në selinë e diplomacisë evropiane, thonë se dialogu i nivelit politik varet kryesisht nga vendimet që do t’i marrin Prishtina dhe Beogradi.

“Nëse dy palët bien dakord për një ndryshim të formatit të bisedimeve, ne nuk do të kemi asgjë kundër asaj”, thonë ata. Ne nuk e dimë se si do të ishte e përshtatshme për të diskutuar premierën e Telekomunikacionit dhe Energjetikës, ka thënë burimi.

“Qëllimi ynë mbetet i njëjtë, dhe është përmbledhur në tre pika. Për të përmirësuar situatën në terren për të mirën e të gjithë banorëve, ecuria e Beogradit dhe Prishtinës për në BE dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Ky burim thotë se nuk është përgatitur aktualisht asnjë takim mes Tomisllav Nikoliç dhe Atifete Jahjaga nën patronazhin e BE-së./Indeksonline/