Ivanov komenton mundësinë e përsëritjes së konfliktit të 2001
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në një intervistë për kanalin televiziv evropian “Euronews” ka folur për zhvillimet politike, tensionet ndëretnike dhe kontestin e emrit.
Në pyetjen se në Maqedoni a mund të përsëritet 2001, duke pasur parasysh tensionet etnike që janë vërejtur së fundi, Ivanov është përgjigjur” “Thonë se Ballkani është fuçi baroti. Megjithatë, asnjëherë fitili i kësaj fuçie të barotit nuk është ndezur këtu në pjesën jugore të këtij rajoni”.
Duke folur për tensionet e fundit ndëretnike, duke i konsideruar si raste të izoluara dhe se Maqedonia sipas tij ka arritur që të zgjidh këto probleme.
Presidenti Gjorgje Ivanov ka deklaruar se Greqia patjetër duhet të pranojë realitetin e ri që quhet “Republika e Maqedonisë”.
“Ndërsa grekët akoma kanë vizionet e shekullit 19. Jemi të bindur se ata kanë krijuar mitin për ekzistimin e tyre, në një periudhë kur nuk mund të verifikohen faktet, nuk ka pasur internet dhe ata kanë ngelur të pandryshueshëm në vizionin që vetë e kanë krijuar”, ka deklaruar presidenti maqedonas në një intervistë për televizionin evropian “Euronews”, i pyetur se çfarë porosie do ti dërgonte Athinës për të dalur nga qorrsokaku i zgjidhjes së emrit dhe parandalimit të bllokadave të mëtejme për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, raporton ina.
Ivanov ka shtuar se nga Qeveria e re greke pret që të respektojë realitetin dhe të jetë e hapur për bashkëpunim.
I pyetur lidhur me vendosjen e përmendoreve gjigante nëpër Shkup, Ivanov ka shtuar se kjo nënkupton ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerave që kanë ndodhur sipas tij në këtë vend. (INFOSOT)