Hajredin Kuçi në vend të Edita Tahirit?
Ai do të jepte dorëheqjen në janar e jo tani. Sepse atëherë ligji do merrte fuqinë ekzekutive. Të paktën kështu kishte thënë vet kur premtoi dorëheqjen më 27 prill.
Dorëheqja e Hajredin Kuçit erdhi e shpejt. Ende kishte kohë për ta riproceduar ligjin në Kuvend ashtu qysh do ta bëjë tani Kryeministri Thaçi.
Meqë është naivitet t’u besohet ngjarjeve politike ashtu qysh duken në sipërfaqe, ç’farë po ndodh në nëntokën e politikës?
Sikur të donte kryeministri e madje edhe zëvendësi i tij Hajredin Kuçi do të kalonte ligji me votat e 5 deputetëve të PDK-së që nuk votuan pro. Apo jo?
E përse dha dorëheqje Kuçi?
Burime të Indeksonline brenda qeverisë thonë se ish-zëvendëskryeministri po bëhet gati të drejtojë ekipin negociator.
“Standardi i munguar” i dorëheqjes po ndodhë për t’i dhënë kredibilitet Kuçit për të marrë përsipër rundin e ri të negociatave që pritet të mbahen jo fort larg i ka thënë burimi portalit.
I pyetur, gjatë konferencës për media, Kuçi mohoi të ketë përplasje brenda PDK-së. Kështu që mundësia e grupacioneve eliminohet dhe fuqizohet tjera.
Këtë e forcon edhe raportimi nga mediat kohë më parë i shkarkimit të Edita Tahirit.
“Me Hajredin Kuçin do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në përgjegjësi të tjera politike” kishte thënë Kryeministri Thaçi pak minuta pas dorëheqjes së Kuçit./Indeksonline/