Kalo te lënda

Stefanovic: Tash, dialogu politik

Kreu i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanovic, ka mbajtur një takim të premtën mbrëma me këshilltarin e presidentit serb, Marko Duric, me të cilin janë pajtuar që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zhvendoset nga ai teknik në politik.

“Ne e dimë se me të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani është duke u abuzuar kurse tani ekzistojnë dy problem e ato janë liria e lëvizjes dhe përfaqësimi rajonal”, ka thënë Stefanoviq raporton Tanjug.

Ndërkohë këshilltari i presidentit serb, ka thënë se duhet të sqarohen mirë “paragrafët e të gjitha marrëveshjeve” sepse sipas tij, ato po interpretohen në mënyra të ndryshme nga palët.

Ai ka rikujtuar se është e rëndësishme që Serbia “as në mënyrë eksplicite e as implicite të mos pranojë pavarësinë e Kosovës”. (INFOSOT)