Kalo te lënda

Spanja sfidon Portugalinë në gjysmëfinale

Donetsk , 23 qershor –  Spanja në ndeshjen e sontme çerekfinale të “Euro 2012” e mundi Francën lehtësisht me rezultat 2 : 0, duke u kualifikuar kështu për gjysmëfinale ku e pret Portugalia.

Nga ndeshja e çerekfinales së tretë të “Euro 2012” ndërmjet Spanjës e Francës, që u zhvillua sonte në Doneck,  futbolldashësit nga e gjithë bota pritën shumë. E cilësuan  një kryendeshje të “Euro2012”, një superndeshje ku pritet një  lojë e mirë dhe e fuqishme, praktikisht një finale para finaleve. Së paku pritej një ndeshje interesante.  E gjithë kjo, duke pasur parasysh rivalitetin e këtyre kombëtareve, traditën dhe potencën aktuale të të dy ekipeve.

Por, praktikisht sonte nuk ndodhi asgjë nga pritshmëria. Në pjesën e parë që të dy kombëtaret nuk treguan ndonjë lojë për ta mbajtur mend, pos golit të avantazhit  nga kombëtarja e Spanjës. U luajt më shumë në mesin e fushës, me ndonjë aksion të rrallë në drejtim të portave dhe si rrjedhojë nuk pati edhe aq shanse për të shënuar nga asnjëri ekip. Loja “vuante” nga përkujdesi i madh i të dy taborreve për të mos pësuar gol, taktikat e tyre që e bënë lojën më shumë monotone se sa atraktive. Dështuan sidomos repartet e sulmit, e sidomos ai frances. Benzema me shokë jo vetëm që nuk shënuan, por mund të thuhet se nuk patën as ndonjë shans më serioz për gol eventual.  Spanja, gjithsesi, ishte e dukshme, arriti ta zbatojë më shumë taktikën e vet-mbajtjen e gjatë të topit me pasime të shkurtëra, duke tentuar që t’i detyrojnë francezët për  ndonjë gabim eventual.

Ç’është e vërteta, këtë ia arritën në minutën e 19, kur nëpërmjet aksionit tipik spanjoll

shënuan një gol të bukur nëpërmjet Alonsos. Aksionin e nisi Iniesta, i cili ia pasoi topin  Albas dhe ky i fundit Alonsos, i cili me kokë mposhti portierin francez.