Kalo te lënda

Pribicevic: T’i shmanget njohja formale e pavarësisë së Kosovë

Takim eventual i Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, me  Presidenten e  Kosovës, Atifete Jahjaga do të ishte një hap i mirë, por takimi duhet planifikuar mirë për t’u shmangur situatës që Beogradi në asnjë mënyrë mos ta njoh  pavarësinë e Kosovës, tha për revistën Danas të Beogradit,Ognjen Pribicevic, ish-ambasadori serb në Gjermani, në lidhje me spekulimet se Nikoliq është gati për dialog me Jahjaga.

Raportuesi i PE për Serbinë Jelko Kacin para disa ditësh tha se Nikoliq gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel,” shprehu gatishmërinë e tij për të biseduar me  çdo kend nga Kosova, përveç me  kryeministri Hashim Thaçi”.  ndërsa bashkëpunëtorët e Nikoliqit këtë deklaratë e  komentuan  me fjalët se “është e vështirë të ndodhë një takim i tillë.”

Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga qyshë në fillim të mandatit të sajë, pat thënë  se ëshët e gatshme për t’u takuar me këdo, kudo dhe gjithmonë, nëse ai takim është në interes të popullit dhe qeverisë të Kosovës, tha këshilltari i sajë  për media Arbër Vllahiu, transmeton e përditshmja e beogradit, Danas.

“Pesdidentja Jahjaga përfaqëson unitetin e popullit me këtë  kështu edhe unitetin  politik të vendit, duke respektuar mandatin kushtetues dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur i cili e ka të garantuar integritetin territorial dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare paraqitet vetëm si i tillë dhe i barabartë me të tjerët, “tha Vllahiu për Radio Evropa e Lirë, transmetojnë mediat e shkruara dhe elektronike në Serbi.

Sipas Ognjen Pribicevic, takim në nivel më të lartë të Beogradit dhe Prishtinës do të duhet të jetë i organizuar me ndërmjetësimin ndërkombëtar. “Takimi do të duhet të jetë në Bruksel në kuadër të BE-së, pa flamuj dhe simbole dhe pa simbole  shtetërore, për të shmangur akuzave se Serbia me këtë akt bënë njohjen formale të Kosovës”, paralajmëron Pribićević.

Bashkëbiseduesi i të përditshmës Danas thot se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet patjetër të ngritet në nivel të lartë, sepse çështjet që do të vijnë në të ardhmëren janë shumë më serioze se këto të tashmet. Sipas tij, bisedimet duhet ti udhëheqë një diplomat shumë me përvojë, gjegjësisht ” një kokë e thinnjur me përvojë të gjerë në këso lloj të negociatave”.

/Ismet Azizi/