Pejë: Arrestohet edhe i dyshuar i tretë për vrasjen e shtetasit kinez
Pejë, 23 qershor 2012 (12.00)
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e tretë për vrasjen e shtetasit kinez, e cila ka ndodhur më 11.06.2012 në Pejë.
“Oficerët hetues të Njësitit të Hetimeve Rajonale – Njësia për Krime Serioze, në Pejë, në bashkëpunim edhe me efektivët tjerë policor, pas një pune intensive operativo – hetimore dhe shpalljes në kërkim policor të personit tretë të dyshuar shtetasit Kosovës, Shpejtim ( Sadri ) Berisha (22.10.1989) lindur dhe banues në fshatin Perqevë – Klinë, kanë arrit që më datë 22.06.2012 rreth orës 12:00 ta arrestojnë ë njëjtin lidhur më vrasjen e shtetasit kinez Ye Pei You , e cila ka ndodhur më datën 11.06.2012 në Pejë”, thuhet në një komunikatë të policisë së Kosovës.
Më ketë rast, Policia e Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë kontribuar dhe bashkëpunuan me policinë.
Me vendim të Prokurorit Publik të Qarkut i dyshuar është ndaluar nën masat e ndalimit policor dhe rastin do ta hetojnë dhe procedojnë Njësiti i Hetimeve Rajonale të DRP në Pejë.