Kalo te lënda

Nesër zgjedhjet lokale në Medvegjë

Në Medvegjë në komunën e skajshme të Luginës së Preshevës nesër do të mbahen zgjedhjet lokale. Në garën për pushtetin komunal garojnë pesë parti dhe një listë qytetarësh.

Në këtë komunë garon vetëm partia shqiptare Partia për Veprim Demokratik dhe se ajo mund të tubojë zgjedhësit e pakët shqiptarë. Lista e Unionit Demokratik Shqiptar nuk ishte certifikuar për shkak të disa mangësive, por drejtuesit e kësaj partie akuzuan për obstruksione dhe skenarë të përgatitura.

Në këtë komunë po mbizotëron një atmosferë e tensionuar politike midis forcave politike serbe.

Shoqatat shqiptare të Medvegjës dhe personalitete të kësaj treve kanë apeluar që shqiptarët të kthehen dhe masivisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Zgjedhjet lokale në Medvegjë, të caktuara më 6 maj, u shtyen për shkak të parregullsive me listat dhe se ato u caktuan për tu mbajtur në fund të këtij muaji.

Mesazhin për tu mobilizuar për këto zgjedhje e kanë dhënë edhe akademiku i mirënjohur Idriz Ajeti, që është me origjinë nga Medvegja si dhe shumë aktivistëve të devotshëm shqiptarë si Ramadan Xhema e të tjerë.

Në thirrjen e tyre kërkohet një koalicion të përbashkët të faktorit politik shqiptar në Medvegjë, dhe ky koalicion të ndikojë që liderët politik të atij rajoni të bëjnë përpjekje për marrëveshjen, me qëllim të fitores së më shumë mandateve dhe ndikimit në Asamblenë e ardhshme të kësaj komune të varfër në jugun e Serbisë.