Kalo te lënda

LDK-ja riorganizon degët e veta në Ferizaj e Kaçanik

Prishtinë, 23 qershor – Në takimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me kryetarë të degëve dhe me Kryesinë e LDK-së, ku u vlerësuan ecuritë dhe rezultatet e zgjedhjeve për kryetar komune në Kaçanik dhe Ferizaj, Kryesia e LDK-së, bazuar në propozimin e Degës së LDK-së në Kaçanik, mori vendim për organizimin e zgjedhjeve të LDK-së në këtë degë. Zgjedhjet do të përfundojnë në muajin shtator të këtij viti. Kryesia, po ashtu, do të punojë bashkërisht me degën e LDK-së në Ferizaj për riorganizimin e kësaj dege në nivel të nëndegëve dhe të kryesisë.