Kalo te lënda

Kodi i “Turpit”

Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka paralajmëruar me kohë rrezikun që i kanoset lirisë së mediave, për shkak të neneve 37, 38 dhe 39 të Projekt-Kodit Penal.

“Miratimi për herë të dytë nga ana e Kuvendit të Kosovës të Projekt-Kodit me këto nene, është një dëshmi e qartë e tendencës dhe dëshirës për kontroll të plotë të mediave të pavarura”, thuhet n) një komunikat♪7 të kësaj partie.

Aty thuhet se duhet përkujtuar që është pikërisht Qeveria e Kosovës dhe pikërisht Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që e sollën Projekt-Kodin Penal me këto nene në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar. “Asokohe, duke e pasur shumicën në Kuvend, ata e miratuan këtë Projekt-Kod dhe, në fund, edhe pse e ktheu Presidentja Jahjaga në rishqyrtim, ata e rivulosën Projekt-Kodin me të njëjtat nene, duke iu falenderuar grupit të deputetëve të PDK-së me në krye shefin e saj, Adem Grabovci”, konstaton VV.

“Atëherë nga kush ka turp Hashim Thaçi?”, pyet kjo parti.

“Pasi ndjehej i turpëruar pse e solli ligjin me gjithë nenet kotraverse herën e parë dhe përsëri tash në Kuvend? Me ndihmën e kujt u ripërfshinë nenet e vjetra 37, 38 dhe 39?”, thuhet në komunikatën e VV-së

Ndryshimet në Projekt-Kodin Penal, pra heqja e neneve të dëmshme, nuk kaloi vetëm për dy vota. Sepse, sips VV-së, kundër votuan 4 deputetë: Adem Grabovci, Elmi Reçica, Latif Gashi dhe Berat Buzhala. Ndërkaq, 5 deputetë të tjerë abstenuan: Hydajet Hyseni, Nait Hasani, Fadil Demaku, Lutfi Haziri dhe Anton Çuni.

“Neni 37 mundëson që media të shndërrohet në fajtor për gjithçka dhe të ndëshkohen gazetarët redaktorët, botuesit, shtypshkronjat e deri te shpërndarësit e gazetave. Asnjë Kod Penal i vendeve perëndimore nuk përmban një nen të tillë apo të ngjashëm.

Ky nen është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, neni 40 dhe 43 si dhe me nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Lëvizja VETËVENDOSJE! së shpejti do të procedojë në Kuvend “Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë” i cili do të ofrojë një mbrojtje shumë të gjerë të burimeve dhe lirisë së shprehjes”, përfundon komunikata e VV-së. /Indeksonline/