Kalo te lënda

“Festojmë pavarësinë gjysmake”

Pyetjes se si i ka gjetur sot shqiptarët 100 vjetori i pavarësisë, akademik Rexhep Qosja i është përgjigjur duke thënë se i gjeti të ndarë e të përçarë.

Ai ka thënë se si shqiptarë jemi dëshmitarë se dekadave të fundit janë arritur mjaft suksese në avancimin e proceseve të kombit tonë në përgjithësi nga gjitha sferat, si në kulturë ashtu edhe në ekonomi, turizëm, politikë.

“A nuk është sukses sot që ne kemi dy shtete, a nuk është sukses që sot se ne jemi më afër Evropës se kurrnjëherë më parë, sigurisht se po ! Pra për gjitha këto duhet falënderuar në rend të parë popullatën bashkë me institucionet tona, pastaj proceset demokratike në Evropë dhe padyshim edhe faktorin ndërkombëtar, në veçanti vendet aleate të kombit tonë. Është e mjerueshme për faktorin politik shqiptar i cili sot harxhon energji dhe po merret shumë me vetveten apo për pushtet e kolltukë. Pra kemi probleme ende mes veti sidomos në Shqipëri, por edhe tek ne në Kosovë, në vend që politikajt tanë, atë energji ta shpenzojnë avancimeve të proceseve të kombit tonë. Prandaj do të ishte mirë që të bashkërendojmë, bashkëveprojmë të ecim bashkërisht që na e ka ofruar, mundësuar shanset historia. Megjithatë unë do të thoja se këtë 100-vjetorin po e presim më së miri se përvjetorët tjerë të mëhershëm. Do të thoja se ky shekull është i shqiptarëve, i ecjeve përpara, i rritjes dhe zhvillimit, një ngritjes së hovshme historike dhe shpresojmë se kështu duhet vazhduar”, ka thënë Qosja

Ai ka thënë se për shqiptarët duhet vazhduar punën dhe ta shfrytëzojmë këtë kohë që është kohë e jona që në një mënyrë shqiptarët të bëhen faktor i rëndësishëm politik, kulturor dhe historik në Ballkan, shkruan PreshevaJonë.

“Shqiptarët, pas njëqind vjetësh pavarësie, sot janë ende të varur, Veç ndarjeve, përçarjeve tona politike tok me xhelozinë apo grindjet tjera për interesa personale, kemi edhe ndarjet tjera të imponuara, kupto të copëtuar e okupuar në disa shtete. Me këtë dua të them se problemi i shqiptarëve në Ballkan, nuk është zgjidhur drejt dhe përfundimisht”, ka thënë Qosja,.

“Prandaj edhe nëse kremtojmë këtë 100 -vjetor, festojmë pavarësinë gjysmake, sepse ende para kombit tonë gjendet detyra dhe obligime tjera deri në realizimin e aspiratave tona”, ka thënë ai. /Indeksoline/