Aksident rrugor në Kroaci, tetë të vdekur
Zagreb, 23 qershor-Mediat çeke dhe kroate raportojnë se të paktën tetë persona kanë vdekur kur një autobus çek ka ndërruar drejtim në një autostradë në Kroaci, të shtunën në mëngjes.
Njoftohet për 42 të lënduar, kur autobusi ka kaluar pëmes një barriere mbrojtëse, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.
Aksidenti ndodhi rreth 150 kilometra në jugperëndim ët Zagrebit. Agjencia çeke e lajmeve, ÇTK thotë se autobusi doli nga rruga malore, pasi që ngasësin e zuri gjumi.
Policia po zhvillon hetimet. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e afërt në Gospiq.