Aksident rrugor në Kroaci, 8 të vdekur
Nga rrokullisja e një autobusi çek në autostradën Zagreb – Split sot rreth mëngjesit kanë humbur jetën tetë persona.
Policia kroate theksoi sot se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit në afërsi të lokacionit Sv.Rok- Maslenica, kur autobusi me targa çek që po transportonte rreth 50 udhëtarë ka pësuar aksidentin duke humbur drejtimin dhe u rrokullisur.
Nga informacionet e para mësohet se 8 udhëtarë kanë humbur jetën, ndërsa 43 janë të lënduar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Për shkak të këtij aksidenti, për disa orë ishte bllokuar ky aks rrugor në këtë autostradë.
Udhëtarët çek po udhëtonin për pushime verore në bregdetin e Adriatikut në Kroaci. (INA)