Në koordinim me Policinë e Kosovës, Inspektorati i KPMM-së të enjten ka shpallur të konfiskuar një kamion të kompanisë “Graniti shpk” në lokacionin Suqin të Ferizajit që ishte duke transportuarnë mënyrë ilegale rërë kuarcore. Kjo kompani është një ndër operuesit ilegal të këtij regjioni.Kompania është informuar disa herë se nuk mund të operoj ilegalisht pasi që nuk posedon licencë nga KPMM, ku për herë të fundit kjo kompani është informuar një ditë më parë, para se të shpallet kamioni i tij i konfiskuar. Ky kamion është stacionuar në lokacionin e Shërbimit Policor të Kosovës në Ferizaj.
Gjithashtu në Kamenicë është ndaluar nga Shërbimi Policor i Kosovës dhe Inspektorati i KPMM-së një kamion i kompanisë “Dafi” i cili ishte duke transportuar në mënyrë ilegale rërë dhe zhavorr.
Në prani të Inspektoratit Komunal dhe Shërbimit Policor të Kamenicës, ky kamion është shpallur i konfiskuar nga Inspektorati i KPMM-së. Me sugjerim të Inspektorëve Komunal, ky kamion është stacionuar në lokacionin e Kuvendit Komunal të Kamenicës.
Këta dy kamionë të shpallur të konfiskuar do t’i dorëzohen sot Agjencisë për menaxhim të pasurisë së sekuestruar apo konfiskuar në Smrekovnicë, Komuna e Vushtrrisë.
KPMM-ja do të vazhdoj edhe më tej të zbatoj Ligjin 03/L-163 për Miniera dhe Minerale si dhe vendimin e Qeverisë për shfrytëzuesit ilegal të resurseve minerale, prandaj iu bëjmë thirrje mediave që të kenë në konsideratë këtë dhe të jetë një nga prioritet e punës së tyre në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në parandalimin e këtyre operuesve ilegal. |
Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta
Botuar nga guximi
mire se vini
Shihni tërë postimet nga guximi