Rezarta Shkurta shpallet e pafajshme
Rezarta Shkurta është shpallur sot e pafajshme nga Gjykata e Rrethit Tiranë pasi më herët Prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar dënimin me disa ditë punë të detyrueshme.
“Jam e lumtur t’ju njoftoj se për sa i përket akuzave të bëra ndaj meje nga zonjushë Rozana Radi, gjykata sapo dha vendimin e saj, ku më shpalli të pafajshme”, tha Shkurta menjëherë pas vendimit që u mor një orë më parë.
“Ndihmë shumë e madhe për të nxjerrë të vërtetën kanë qenë dëshmia e dy policëve në vendngjarje, ku kanë deklaruar se Rozana ka qenë e dhunshme dhe në gjendje të droguar”, shtoi Rezarta, raporton agjencia Noa.