Prangoset Besnik Osmani, dhunon një të mitur
I shpallur në kërkim për seks me të mitur por jo vetëm, 35 vjeçari Besnik Osmani është vënë në prangat e policisë së Durrësit.
Mësohet se ndaj 35 vjeçarit rëndonin akuzat “Marrëdhënie seksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur të moshës 14-18 vjeç”.
Sipas policisë thuhet se në fillim të muajit qershor Osmani ishte shpallur në kërkim pas denoncimeve të bëra ndaj tij për veprat e sipërpërmendura.
Siç raporton noa, Osmani ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur pa dëshirën e tyre, ndërsa nuk është ndalur këtu por ka përdhunuar edhe disa vajza në moshë të re./Indeksonline/