Kalo te lënda

Nikoliq i premton Klintonit: Do ta vazhdojmë dialogun me Prishtinën

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Klinton, i ka thënë presidentit serb Tomislav Nikoliq se Uashingtoni është i interesuar që Serbia të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit, duke vazhduar të mbajë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe të çështjet të zgjidhet me dialog.

Nikoliq ka thënë se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Prishtinën “në kuadër të stabilizimit të situatës në rajon”.

Takimi mes Klintonit dhe Nikoliqit është zhvilluar në Rio De Zhaneiro dhe ai ka zgjatur më shumë se 20 minuta kurse në të ka marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, raporton Tanjug.

Ndryshe Nikoliq ka kërkuar nga sekretarja amerikane Klinton, që të Shtetet e Bashkuara të Amerikës të investojnë në Serbi./Indeksonline/