Kërkohet shkarkimi i kryetarit të AGPK-së
Pas dështimit për mos-heqjen e neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal i Kosovës, kërkesë kjo e komunitetit të gazetarëve, ku deputetët nuk i dhanë mbështetje në seancën e sotme, një grup i gazetarëve përmes profileve të tyre në facebook kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionit të Kosovës, Arben Ahmeti.
“Kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të AGPK-së, Arben Ahmeti. Vlerësojmë se angazhimi i tij i deritashëm për të mbrojtur te drejtat e gazetarëve nuk është i kënaqshëm për të qëndruar edhe më tej në krye të AGPK-së”, ka shkruar në profilin e tij, Enis Veliu, gazetarë i “Zërit”, raporton ora-info.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Arben Ahmetit, i cili po ashtu përmes facebook-ut, ka thënë se do të shpëtonte nga shumë ngatërrime, sikur sot të jepte dorëheqje.
“Shumë miq të Berat Buzhales i ishin gëzu një veprimi të tillë. Kish me qenë terren i lirë për me dhunu lirinë e shtypit. Një veprim tre fitore: dhunohet liria e shtypit, shkarkohet Hajra, edhe prishet ky bordi i AGPK-se. Ky bordi qe po ban protesta, po organizon bojkote dhe po është shumë i zhurmshëm, n`dileme a me dhane a mos me dhane?”, thotë Ahmeti./Indeksonline/