Kalo te lënda

Hetohet nga FBI

Byroja Federale e Hetuesisë e SHBA-së (FBI) do të ndihmojë hetimet lidhur me vdekjen e Drejtorit të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit, Dino Asanajt, transmeton RTK.

Byroja Federale e Hetuesisë e SHBA-së (FBI) do të ndihmojë hetimet lidhur me vdekjen e Drejtorit të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit, Dino Asanajt. Në Komunikatën e lëshuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë thuhet:

“Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e z. Dino Asanaj, ish-Drejtor i Agjencionit Kosovarë të Privatizimit dhe njëherit shtetas Amerikan. Pasi që e konsideron si të duhur Qeveria Amerikane është pajtuar të ofroj ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit Gjyqësorë të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm”./Indesonline/