Kalo te lënda

Berisha inauguroi hidrocentralin e Tervolit

Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar sot hidrocentralin e Tervolit, komuna Pishaj në Gramsh. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Berisha ka theksuar se shumë shpejt premtimi për ta kthyer vendin në një superfuqi të vogël energjetike do të bëhet realitet.
Sipas Berishës në Gramsh do të ngrihen 14 HEC-e, ndërkohë që vendi shumë shpejt do të kthehet në eksportues të energjisë.
HEC i Tervolit ka një fuqi të instaluar prej 12 MW dhe një prodhim vjetor të energjie elektrike 40.000 kWh. Ai është i tipit me derivacion dhe për ndërtimin e tij janë hapur 3 kilometra tunel me 6.2 m2 seksion në masë shkëmbore me qëllim devijimin e ujit. Ai është një investim shqiptar prej 8 mln eurosh.