Kalo te lënda

Zhbogar kërkon distancim të VV-së nga domatet

Prishtinë, 21 qershor – Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar ka reaguar sot ndaj aktit të Vetëvendosjes gjatë vizitës dhe bisedimeve të ndërmjetësit evropian Rober Cooper në Prishtinë. “Unë vetëm mund të shpreh tmerrin dhe zhgënjimin tim për atë për që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm. Gjuajtja me domate dhe britmat kundër delegacionit zyrtar të BE-së, qëllimi i të cilit është vetëm të lehtësojë raportet midis Prishtinës dhe Beogradit, është gjest i pa pranueshëm. VV mund të mos mbështesë dialogun, megjithatë kjo sjellje kurrë nuk mund të jetë alternativë e suksesshme. Pres që VV do të distancohet prej sjelljeve të tilla, të cilat dërgojnë mesazhe kontradiktore në Bruksel.BE-ja mbetet e angazhuar për të lehtësuar vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe për të punuar me të gjitha partitë politike dhe aktorët në mbështetje të rrugës së Kosovës drejt integrimit në BE”, thuhet në reagim.