Kalo te lënda

Thaçi: VV po dëmton imazhin e Kosovës

kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

Kryeministri e ka dënuar hedhjen e domateve ndaj Robert Cooperit nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton express.

Ai këtë quajti veprim të ulët, që dëmton imazhin evropian të Kosovës.

“Shpalosja e ambicieve politike duhet të bëhet në mënyrë institucionale dhe demokratike në Parlament, e jo përmes dhunës së shfaqur kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Këto veprime janë të papranueshme dhe si të tilla të dënueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Thaçi./Indeksonline/