Në Zvicër, 160 mijë kosovarë me pasaporta serbe?!
Në Zvicër pothuajse 160 mijë kosovarë janë të pajisur me pasaporta serbe?!
“Sikur t’i kishin sot pasaportat e Republikës së Kosovës pas 5 vitesh pavarësie, sigurisht Berna kosovarët do t’i radhiste në rangun e parë dhe jo të tretin, pas protugezëve dhe gjermanëve..”, ka thënë për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, znj Lisa Blaser zyrtare nga Departamenti Federal për Migracion
Shpesh në mediat apo nga personalitet zvicerane sa herë që flasin për kosovarët në Zvicër vazhdimisht nga ta kemi dëgjuar refrenin se “kosovarët janë komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm në vendin tonë…” .
Por, në fakt shifrat e Zyrës Federale për Statistika me seli në Neuchatel flasin të kundërtën. Kështu ndodhë për shkak se në Zvicër ende shumë kosovarë posedojnë pasaporta serbe, prej mbi 160 mijë sish ?!
“Presheva Jonë “, nga Zyra Federale për Statistika (OFS) në Zvicër ka siguruar këto informacione mbi praninë e qytetarëve kosovarë në këtë vend. Sipas OFS dhe zyra për migracion (ODR) ne Bernë në fund të prillit të vitit 2012 në Zvicër kishte 1’789’374 qytetarë me shtetësi të huaj, shifër kjo që ka shënuar një ngitje për 4.3% më shumë se një vitin paraprak.
Pjesa dërmuese apo mbi 66 % e shtetasve të huaj që jetojnë në Zvicër, vijnë nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, njofton zyra Federale për Statistika (OFS) me seli në Neuchatele. Nga të huajt më së shumti kanë ardhur në Zvicër portugezët, gjegjësisht 12337 persona. Pas tyre vijnë gjermanët me 11491 dhe pastaj kosovarët, që këtë vit janë 7796 më shumë se një vit më parë.
Sipas znj. Blaser, nga shpallja e pavarësisë së Kosovës vërehet një rritje e numrit të kosovarëve në Zvicër dmth ata që kanë arritur të marrin pasaportën e Republikës së Kosovës.
Sipas saj, rritja e numrit të qytetarëve kosovarë me pasaporta të shtetit të Kosovës, automatikisht po bien kundrejt numrit të qytetarëve që pajisen me pasaporta serb në vendin tonë.
“Deri tash, nga 18 shkurti i vitit 2008 numri i qytetarëve me pasaporta serbe është reduktuar për rreth 9 mijë sish. Por, nëse kemi parasysh, se për pesë vite institucionet e juaja kanë arritur të furnizojnë vetëm shtatë mijë pasaporta, atëherë për të arritur shifrën prej 200 mijë kosovarëve, siç flitet në vendin tonë, natyrisht se nevojitet punë dhe kohë, bile së paku edhe nja 10 vjetët e ardhshme për të justifikuar shifrën e lartpërmendur të numrit të kosovarëve në vendin tonë..” ka pohuar në fund për agjencinë znj Lisa Blaser zyrtare nga Departamenti Federal për Migracion.