Kalo te lënda

Medvedev: Mbështesim “luftën e Serbisë për Kosovën”

Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, ka thënë se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë në fushën e infrastrukturës dhe të investimeve kapitale.

Gjatë bisedimeve në margjinat e Samitit për Zhvillim në Rio de Zhaneiro, Medvedev po ashtu i ka thënë presidentit serb, Tomislav Nikoliq, se Moska mbështet luftën e Serbisë për “mbrojtjen e integritetit territorial dhe të drejtave të serbëve në Kosovë”, raportojnë mediat në Beograd, transmeton rel.

Nikoliq raportohet të ketë falënderuar Rusinë për mbështetjen dhe të ketë theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./Indeksonline/