Kalo te lënda

Mbahet fshehtë vizita e Cooperit

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper, të enjten do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë, por kjo vizitë po mbahet e fshehur nga institucionet e Kosovës dhe ato evropiane.

Burime të Kosovapress-it kanë njoftuar se Cooper do të takohet më shefen e delegacionit të Kosovës në bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit, zëvendëskryeministren Edita Tahiri.

I kontaktuar me telefon, njëri nga këshilltarët e Tahirit është shprehur i habitur më pyetjen e bërë nga Kosovapress për vizitën e Cooperit, i cili është përgjigjur shkurt, se nuk kanë kurrfarë agjende për vizitën e tij.

Ndryshe, vizita e Cooperit në Prishtinë, edhe kësaj here realizohet pas vizitës që ai ka zhvilluar një ditë më parë në Beograd. /Telegrafi/