Kalo te lënda

Gjermania ia rikujton Beogradit kërkesat për Kosovën

Beograd, 21 qershor – Ambasadori i Gjermanisë në Serbi Volfram Mass ka deklaruar sot se të Beograd gjitha kushtet për caktimin datës së bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në NATO janë të njohur e të qartë dhe se nuk kërkohet të njihet pavarësia e Kosovës, porse Kosova është e rëndësishme.

“Po bëjmë përpjekje të mëdha të jemi sa të mundemi më transparentë për këtë çështje”, ka thënë ai gjatë hapjes së një manifestim gjerman në Beograd. “Natyrisht se në këtë çështja e Kosova është e rëndësishme”, ka shtuar ai, njofton Tanjug .

Pika e parë lidhur me Kosovën është se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen, sepse, ka thëni ai, marrëveshjet që nuk zbatohen nuk vlejnë gjë”. Po ashtu duhet përfunduar me çështjet siç janë energjetika dhe telekomunikacioni.

Pika e tretë lidhur me Kosovën duhet të jenë “hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Serbisë e Kosovës .”Ne jemi gjithmonë të qartë. Ne nuk kërkojmë njohjen e pavarësisë. Ne gjermanët e kuptojmë ndjeshmërinë e serbëve ndaj kësaj çështjeje, sepse kemi pasur problem të ngjashëm. Por po ashtu e dimë se ky lloj problemi nuk pengon arritjen e situatës në të cilën mund të zgjidhen praktikisht të gjitha problemet që janë barrë për qytetarët”, ka thënë ai duke porositur: “Nuk po kërkojmë asgjë që nuk kemi bërë edhe ne. Prandaj jemi të bindur se jo mund të bëhet.”

Mass nuk ka dashur të komentonte paralajmërimin për takimin e mundshëm Jahjaga –Nikoliq.