Digjen 10 hektar pyll
Raportohet se zjarri ka kapluar një pjesë e malit në Qafë të Duhlës në Suharekë, e cila është pronë e Ekonomisë Pyjore të Kosovës.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se nuk mund të intervenojnë pasi dyshojnë se zona është e minuar që nga lufta e fundit.
Deri në orën 20:00 zjarri ka kapluar rreth dhjetë hektar pyll./Indeksonline/