Kalo te lënda

Cooper pritet me domate nga Vetëvendosje

Prishtinë, 21 qershor – Lehtësuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, Robert Cooper pas vizitës në Beograd, është pritur me domate të prishura nga aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje deri sa po futej në objektin e qeverisë së Kosovës, njofton KTV.

Cooper do të takojë shefen e delegacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri. Cooper ishte dje në në Beograd, ku ka mirëpritur, siç thuhet gatishmërinë e palës serbe që me bisedimet e nivelit të lartë, të zgjidhen problemet në Kosovë. Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të vazhdojnë pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë.

Por, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë bisedimet, nëse Serbia nuk zbaton marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel.