Nikoliç, i gatshëm të takohet me Jahjagën
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është shprehur i gatshëm të takohetme Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Jellko Kacin, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.
Sipas tij, Nikoliç, gjatë vizitës në Bruksel, ka shprehur gatishmërinë të takojë çdonjërin në Kosovë, përveç kryeministrit, Hashim Thaçi.
Nikoliç ka qëndruar në Bruksel javën e kaluar, ndërsa zyrtarët e atjeshëm i kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për Serbinë, që të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.