Kalo te lënda

Kreu i Kuvendit të Kosovës, thirrje serbëve në veri

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve serbë në veriun e vendit t’i shfrytëzojnë të drejtat që burojnë nga dokumenti gjithpërfshirës i Ahtisarit dhe nga Kushtetuta e Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se dialogu Prishtinë-Beograd për çështjet politike ka përfunduar dhe se eshtë koha që të vendoset një komunikim i ri me qytetarët serbë në veriun e Kosovës.

“Oferta jonë është oferta e standardeve më të larta që një vend i ofron komuniteteve pakicë”- tha ai.

Sipas tij, me Serbinë jane dy vende fqinjë dhe prandaj duhet të bisedojn.  “Kemi shumë çështje të pazgjidhura që janë në interes të gjithë qytetarëve, duke përfshirë edhe të atyre në veri të Kosovës por edhe të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë”- tha ai.