Kalo te lënda

Kërkon hetime amerikane për Dino Asanajn

Burime të besueshme të RTK konfirmojnë se Qeveria e Kosovës përmes një letre dërguar autoriteteve amerikane kërkon që SHBA-të të përfshihen në hetimet rreth vdekjes së Dino Asanajt. Përmes letrës kërkohet që autoritetet amerikane të asistojnë Policinë e Kosovës në hetime.

Sipas qeverisë së Kosovës, asistenca e SHBA-ve në gjetjen e provave dhe ekzaminimeve, në mjekësinë ligjore dhe digjitale dhe rishikimi i raporteve ekzistuese, bashkë me çështje tjera të nevojshme në hetime do të jetë një ndihmesë e madhe në këtë proces.

Mbështetja juaj do të gëzojë përkrahjen e plotë të agjencive për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës – thuhet në letrën e qeverisë së Kosovës dërguar autoriteteve amerikane. /Indeksonline/